Ballina Sport Zyrtare: Tentuan t’ia “rrëmbenin” në verë, PSG rinovon me spanjollin

Zyrtare: Tentuan t’ia “rrëmbenin” në verë, PSG rinovon me spanjollin

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Kontrata e Juan Bernat me PSG përfundonte në verën e ardhshme dhe klubet rivale kishin nisur bisedimet për të joshur lojtarin, i cili mund të shkonte me parametra zero në fund të sezonit.

Por nuk do të ndodhë kështu. PSG di të hapë thesin në të tilla raste dhe kështu ka bërë. Drejtori sportiv Leonardo ka arritur të bindë spanjollin dhe klubi ka njoftuar sot arritjen e marrëveshjes për zgjatjen e kontratës me 28-vjeçarin.

Bernat do vazhdojë te jetë pjesë e PSG deri në verën e vitit 2025. Bernat ka zbarkuar në Paris që në vitin 2018 te PSG dhe ka luajtur rregullisht që nga ardhja e tij. Mediet spanjolle javë më parë flisnin për transferim të mundshëm të tij te Barcelona. /abcnews.al

The post Zyrtare: Tentuan t’ia “rrëmbenin” në verë, PSG rinovon me spanjollin appeared first on Abc News.

---- ----
-----