Ballina Sport Zyrtare: Sulmuesi i Real Madridit transferohet në Portugali

Zyrtare: Sulmuesi i Real Madridit transferohet në Portugali

13
SHPËRNDAJE

Benfica ka finalizuar nënshkrimin me Raul de Tomas nga Real Madrid për 20 milionë euro.

Pas shitjes së talentit Joao Felix tek Atletico Madrid për 126 milionë euro, kampionët e Portugalisë arritën marrëveshje me De Tomas në një kontratë 5-vjeçare me një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro.

Sulmuesi spanjoll ishte pjesë e të rinjve të Realit, por kurrë nuk bëri një paraqitje me ekipin e parë. 24-vjeçari shijoi disa sezone në huazim në Spanjë tek: Cordoba, Real Valladolid dhe Rayo Vallecano.

“Unë jam shumë i lumtur që jam këtu. Në fund të fundit, ishte një synim që kisha për ta bërë, është një hap i madh në karrierën time.

“Unë jam në një klub të madh, për mua është më klubi më i mirë në Portugali dhe me të vërtetë po pres që të filloj”, tha De Tomas për BTV.

Spanjolli në dy sezone me Rayo Vallecanon realizoi në total 38 gola në La Liga.

The post Zyrtare: Sulmuesi i Real Madridit transferohet në Portugali appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----