Ballina Sport Zyrtare: Ndarje me fjalë zemre, Roma e Fonseca shtrëngojnë duart

Zyrtare: Ndarje me fjalë zemre, Roma e Fonseca shtrëngojnë duart

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Paulo Fonseca nuk do të jetë trajner i Romës për sezonin e ardhshëm. palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe klubi italian ka dalë me një komunikatë dhe bën gjithçka zyrtare. “Në emër të të gjithëve te Roma, duam të falënderojmë Paolo Fonsecan për punën e palodhur që ka bërë në krye të ekipit këto dy vite.

Ai e drejtoi ekipin duke kaluar disa sfida, si pandemia e Covid-19 dhe ndryshimi i pronësisë së klubit, dhe e bëri me karakter dhe drejtësi. Ne i urojmë më të mirat në të ardhmen dhe jemi të sigurt se do te jetë një vlerë e shtuar kudo që të shkojë”.

Fonseca e mori drejtimin e Romës verën e vitit 2019, kur nënshkroi për dy vite pasi kishte spikatur me Shakhtar Donets për tre sezone, duke fituar gjithçka në Ukrainë. Më parë ai ka qenë trajneri i Pacos Ferreira, Braga dhe Porto.

Fonseca gjithashtu ka diçka për të thënë: “Në këto dy vite kemi përjetuar ulje dhe ngritje, por unë gjithmonë kam dhënë më të mirën time për këtë klub dhe për këtë qytet, që më ka mirëpritur. Dua të falënderoj të gjithë tifozët e Romës, njerëzit që punojnë me ne në Trigoria, lojtarët, ata që na kanë mbështetur në këtë rrugë, në veçanti Dan dhe Ryan Friedkin për mbështetjen e tyre të vazhdueshme që kur arritën.

Falënderoj  edhe Tiago Pinto, një njeri i shkëlqyeshëm dhe profesionist, të cilit i uroj më të mirën në rrugën e tij në këtë klub. Kemi ende ndeshje shumë të rëndësishme për të fituar këtë sezon dhe do të japim më të mirën tonë, si gjithmonë. Faleminderit Romë”. /abcnews.al

The post Zyrtare: Ndarje me fjalë zemre, Roma e Fonseca shtrëngojnë duart appeared first on Abc News.

---- ----
-----