Ballina Sport ZYRTARE: Luis Suarez kalon tek Atletico Madrid. Ja detajet

ZYRTARE: Luis Suarez kalon tek Atletico Madrid. Ja detajet

20
SHPËRNDAJE

Rokada e sulmuesve midis Atletico Madridit, Barcelonës dhe Juventusit ka përfunduar. Pas lëvizjes së Alvaro Morata në Torino, Luis Suárez kalon zyrtarisht te “rojiblancos”. Për ta njoftuar marrëveshjen e gjetur me klubin “colchoneros” mendoi Barcelona, përmes një njoftimi për shtyp, që u shfaq në faqen e saj zyrtare:

“FC Barcelona dhe Atletico Madrid kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Luis Suarez. Klubi i Madridit do t’i paguajë FC Barcelona 6 milionë euro bonuse. FC Barcelona shpreh publikisht mirënjohjen e saj për Luis Suarez, për angazhimin dhe përkushtimin e tij, dhe i uron fat e suksese në të ardhmen”.

Atletico Madridi bëri një nga goditjet më të rëndësishme të merkatos së kësaj vere, duke siguruar një nga sulmuesit më të mirë në botë. I lidhur gjatë me Juventusin, javët e fundit, ai mbetet në Spanjë dhe do të vazhdojë të jetë një nga protagonistët absolutë të La Liga-s.

I lindur më 1987, Suarez u largua nga Barcelona pasi fitoi 4 La Liga, 4 Kupa Mbreti, 2 Superkupa Spanjolle, një Champions dhe një Botëror Klubesh. Me blaugrana-t, ai shënoi 198 gola në 283 ndeshje, respektivisht në gjashtë sezone.

-----