Ballina Sport ZYRTARE: Khabib e mbyll në UFC, deklarata e Dana White vulos gjithçka

ZYRTARE: Khabib e mbyll në UFC, deklarata e Dana White vulos gjithçka

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Khabib Nurmagomedov ishte i qartë pas duelit të fituar kundër Justin Gaethje. Për të ishte dueli i tij i fundit në UFC dhe ky ishte një premtim që ia kishte dhënë nënës para se të luftonte dhe të merrte fitoren e 29-të.

“Kjo është ndeshja ime e fundit, nuk ka asnjë shans të kthehem pa babanë tim”, shprehej Khabib pasi doli nga oktagoni. Më pas pati shpresa për rikthimin e djaloshit nga Dagestani, për të marrë edhe fitoren e 30-të dhe për ta mbyllur përfundimisht.

Presidenti i UFC, Dana White, u përpoq ta bindte të kthehej, por nuk ia ka dalë dot. Madje tani është dorëzuar dhe e shpreh diçka të tillë edhe përmes një postimi në “Twitter”, ku thekson se zyrtarisht Khabib e ma mbyllur me sportin e MMA.

“29-0 është. Ai është 100 për qind, zyrtarisht në pension. Ishte e pabesueshme t;ju shihja të punonit, Khabib. Faleminderit për gjithçka dhe shijo çfarëdo që të sjellë e ardhmja, miku im”, shkruan Dana White. /abcnews.al

The post ZYRTARE: Khabib e mbyll në UFC, deklarata e Dana White vulos gjithçka appeared first on Abc News.

---- ----
-----