Ballina Sport ZYRTARE/ Joao Miranda ka ndërprerë kontratën me Interin

ZYRTARE/ Joao Miranda ka ndërprerë kontratën me Interin

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Joao Miranda së bashku me miratimin e klubit ka ndërprerë kontratën me Interin.

Mbrojtësi 34-vjeçar mëngjesin e sotëm zhvilloi një takim me drejtuesit zikaltër të cilët i dhanë dritën jeshile për transferimin e tij te klubi kinez i Jiangsu Suning, shkruan SYRI.net.

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës me Joao Miranda, i cili do të shkojë në Jiangsu Suning”.

“Mbrojtësi brazilian u bashkua me Interin në 2015 dhe gjatë 4 sezoneve me Nerazzurrët, ai bëri 121 paraqitje dhe shënoi një gol”, thuhet në reagimin zyrtar të Interit.

Miranda do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me klubin e ri. Jiangsu Suning dhe Inter janë të dyja në pronësi të Grupit Suning.

The post ZYRTARE/ Joao Miranda ka ndërprerë kontratën me Interin appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

---- ---- ----
-----