Ballina Sport Zyrtare/ Bayern Munchen i beson Hansi Flick-ut stolin deri në 2023

Zyrtare/ Bayern Munchen i beson Hansi Flick-ut stolin deri në 2023

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Hansi Flick do të drejtojë Bayern Munchen deri në vitin 2023. Pas shkarkimit të Niko Kovac-it, drejtimin e gjigantëve bavarezë e mori Flick. Plani ishte që ta drejtonte ekipin bavarez deri në fund të sezonit, por puna e tij, bindi drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë për t’i zgjatur kontratën për tri vite të tjera. Ky është shpërblimi që mori Flick për ndryshimin dhe frymën e re se solli në skuadër pas largimit të kroatit.

----

55 vejçari fitoi 18 nga 21 takime me bavarezët në të gjitha kompeticionet, që pas shkarkimit të Kovac-it. Bayerni nuk e ka zgjatur më shumë po ka zyrtarizuar nënshkrimin me një njoftim në faqen zyrtare të internetit, Në foton e rastit shfaqet Flick dhe drejtuesit e lartë, të gjithë më maska mbrojtëse dhe në distancë të sigurt nga njëri-tjetri. Trajnerit iu dha një maskë e personalizuar me logon e Bayernit.

----- ----