Ballina Lajme Bota/Rajoni Zvicër, polemika pas fitores së referendumit “anti-burka”

Zvicër, polemika pas fitores së referendumit “anti-burka”

32
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Zvicra do të ndalojë çdo person që mbulon në mënyrë totale fytyrën, në ambiente publike.

Referendumi i shumë diskutuar dha rezultat pozitiv me 51.21% të votuesve, duke rezultuar shumicë në 26 kantonet që përbëjnë federatën.

Edhe pse teksti i referendumit nuk e specifikon qartësisht, e gjithë retorika dhe propaganda paraprake e iniciatorëve të referendumit ishte e orientuar qartësisht kundër veshjeve islamike si burka dhe niqab, që sipas tyre dëshmonte përhapjen në vend të radikalizmit fetar.

Vendimi, që tashmë do të jetë i vlefshëm edhe për turistët e shumtë myslimanë që zakonisht vizitojnë vendin, përjashton fshehjen e fytyrës jo vetëm në rrugë por edhe në ambiente si restorante, dyqane, zyra publike, ndërkohë që diçka e tillë do të pranohet vetëm në ambientet private, ose në vendet e kultit.

Referendumi vjen 12 vjet pas atij që ndaloi ndërtimin e minareve në territorin zviceran. Organizatat për të drejtat e njeriut, si Amnesty International, e kanë kritikuar referendumin sepse fokusohet tek një komunitet specifik, ndërkohë që analistët të shumtë tregojnë se në të vërtetë numri i atyre që mbulohen totalisht në Zvicër është pothuajse i papërfillshëm.

Por Zvicra nuk është një përjashtim. Franca ndalon burkën nga viti 2011, ndërkohë që vende si Danimarka, Holanda dhe Belgjika e kanë ndjekur pas.

---- ----
----
-----
-----