
Pas ndeshjes miqësore në “Elbasan Arena”, ka folur në “Supersport”, trajneri i përkohshëm i kosovarëve, Muharrem Sahiti.
Ai zëvendësoi sot trajnerin e parë Challandes, i cili rezultoi pozitiv me Coronavirus. Sipas Sahitit:
“Është një rezultat negativ, ky i sotmi sepse e nisëm keq. Pjesa e parë ishte një lojë jo e mirë, pa intensitet. Pjesën e dytë u munduam, ishim më mirë. Nuk ka qënë ngarkesë para lojës. Kjo ka qënë një farë përgatitjesh para ndeshjeve të Nations league”.
Sahiti nuk ngurron që të bëjë elozhe edhe për kuqeiznjtë e Edi Rejas, duke shtuar ndër të tjera se:
“Shqipëria është një skuadër e mirë. Sidoqoftë, luajtëm gabim, sidomos në pjesën e parë. Ato hapësira nuk u liruan për Muriqin. Ata kanë një përfaqësuese të mirë. Fazliji? Jemi të kënaqur në ndeshjen e parë. Jashtëzakonisht pozitive”.
Sahiti foli edhe për gjendjen e trajnerit të parë dhe kolegut të tij në pankinën e Kosovës. “Challendes është mirë. Sërish do i bëhet testi para ndeshjes së rradhës. Mungesa e tij u ndie sot, pra pak a shumë ndikoi. Uroj të jetë pjesë e skuadrës”, – tha Sahiti.