
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, është sulmuar në një kafene të Prishtinës, raportojnë disa media vendase. Zyrtari i lartë është kthyer dhe vetë në objekt sulmi pasi kishte ndërhyrë për zbutjen e një sherri brenda kafenesë.
Indeksonline thotë se Sveçla ndërhyri pasi pa një person duke rrahur në shitës ambulant në ambjentet e barit. Zëvendësministri nuk ka mundur të qëndrojë indiferent por ka ndërhyrë”. Çështja është se pas kësaj ndërhyrjeje është sulmuar fizikisht edhe vetë. Sveçla ka telefonuar menjëherë Policinë e Kosovës. Mësohet se ai ka qenë në shoqërinë e Alban Krasniqit, bashkëshorti i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.