Ballina AKTUALE Zv/Kryetari Musliu: Qytetarët e Luginës do të lëvizin lirshëm pa ndonjë kufizim...

Zv/Kryetari Musliu: Qytetarët e Luginës do të lëvizin lirshëm pa ndonjë kufizim në Kosovë

112
SHPËRNDAJE

Zv/ Kryetari i Komunës së Bujanocit Shqiprim Musliu, pas situatët jo të qartë të krijuar prej ditës së djeshme se a do të kërkohet apo jo test PCR për COVID-19 për qytetarët e Luginës, u interesua direkt në pikkalimin kufitar të Konçulit.

Musliu sqaroi situatën në rrejtin social facebook: postimi i plotë:

“Pas situatës së krijuar në lidhje me moslejimin e kalimit të qytetarëve të Luginës në Kosovë, e kemi konsideruar veten të obliguar të interesohemi maksimalisht deri në sqarimin e plotë të situatës. Me këtë rast, e kemi parë të udhës që të dalim në pikëkalimin te Dheu i Bardhë, për të marrë informacione rreth kësaj situate. Na konfirmuan se vendimi i qeverisë do të interprerohet drejtë dhe qytetarët e Luginës do të lëvizin lirshëm pa ndonjë kufizim” tha Musliu. /bujanoci.net/

----- ----- ----- -----