Ballina AKTUALE Zv/Kryetari i KKSH-së Enver Mehmeti uron formimin e qeverisë dhe shpreson në...

Zv/Kryetari i KKSH-së Enver Mehmeti uron formimin e qeverisë dhe shpreson në reciprocitet

41
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nënkryetari i KKSH-së dhe zyrtar i PDSH-së, Enver Mehmeti, me një postim në Facebook ka uruar formimin e qeverisë së re me në krye Albin Kurti, poashtu ka kërkuar bashkëpunim institucional dhe reciprociteti të bëhet realitet.

Urime formimi i qeverisë në Republikën e Kosovës!

Bashkëpunimi institucional duhet të jetë i vazhdueshëm në mes Republikës së Kosovës dhe Luginës së Preshevës.

Përveç që shpresojmë në reciprocitet ashtu siç edhe u deklarua kryeministri Albin Kurti,kërkojmë që Lugina e Preshevës të ketë trajtim të veçantë në përputhje me referendumin e vitit ‘92 dhe luftën e UÇPMB-së.

Urojmë që të jetë qeveria e fundit që përmbyll fazën finale të dialogut, ku në saje të marrëveshjes gjithëpërfshirëse Lugina e Preshevës përfundimisht të bashkohet me Republikën e Kosovës!

---- ----
----
-----
-----