Ballina AKTUALE Zv/Kryetari i Bujanocit, z.Shqiprim Musliu ka realizuar në Skype një diskutim online...

Zv/Kryetari i Bujanocit, z.Shqiprim Musliu ka realizuar në Skype një diskutim online në emisionin INFOBOX në TV Dukagjin

250
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gjatë ditës së sotme në emisionin Infobox me gazetarët Dukagjin Maliqi dhe Dibran Istrefi, zv/Kryetari i Komunës së Bujanocit z.Shqiprim Musliu ka realizuar një diskutim online në skype.

Gjatë diskutimit ai shprehi nevojën e Qeverisë së Kosovës për përfshirjen e shqiptarëve të Luginës në proceset e rëndësishme që po kalon vendi.

Z.Musliu gjatë javës së kaluar i ka dërguar një telegram urimi Kryeministrit të Kosovës z.Albin Kurti, Presidentes znj.Vjosa Osmani Sadriu si dhe Kryeparlamentarit të Kosovës z.Glauk Konjufca.

Në këtë letër z.Musliu përpos urimit në detyrat e përgjegjësitë e reja i ka kërkuar institucioneve të kenë një vëmendje të veçantë ndaj shqiptarëve të Luginës, duke bërë përpjekje për të zgjidhur problemet e kahmotshme me të cilat po përballet shoqëria shqiptare e Kosovës Lindore.

Disa nga temat jetike për shqiptarët që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme e të përhershme janë pasivizimi i adresave, të drejtat kombëtare, njohja e diplomave, fusha ekonomike e shumë aspekte tjera që kërkojnë përkrahjen edhe të Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë./BujanociNet/

---- ----
-----