Ballina Sport Zv.kryeministri Erion Braçe sulmon Super Sport: Duhet mundur Vllaznia, jo ekipi i...

Zv.kryeministri Erion Braçe sulmon Super Sport: Duhet mundur Vllaznia, jo ekipi i njësisë administrative Yzberisht

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Partizani arriti të dilte me fitore nga derbi ndaj Tiranës. Të kuqtë fituan minimalisht 1-0 falë golit të shënuar nga Çinari që në minutën e 83-të devijoi topin duke e dërguar në rrjetë.

Lidhur me këtë fitore të Partizanit ka reaguar edhe një prej tifozëve të të kuqve, zv.Kryeministri Erion Braçe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe u shpreh se tashmë fillon një cikël i ri fitores për Partizanin, ndërsa sulmoi edhe Supersportin.

Postimi i Erion Braçes:

KRYEQYTETI ESHTE I KUQ!

Kaq ishte;

5 vite fitore u ndalen vec nga dy humbje e dy barazime dhe mbyllet ketu!

Sot rinisi vargu i ri i fitoreve;

Deri tani jemi 4 pike me 1!

I lumtur per secilin nga djemte,

ata ne fushe e ata ne stol,

per trajnerin Daja, trajneret e tjere, gjithkend ne shtepine e kuqe;

Presidentin Demi qe e di sa e ndjen kete ndeshje-eshte ndeshja e tij!

Por mbi te gjitha;

I lumtur per Erald Cinarin, vuajtjen e durimin e tij, forcen per te vijuar perpara, imagjinoni, pa luajtur qofte edhe nje minute te vetme, vec duke u stervitur, kokeulur dhe modest shembullor,

hyn ne fushe e shenon sikur ka 6 muaj qe luan cdo ndeshje, me mendje e zemer!

SHEMBULLI SE SI TE LUFTOSH E MOS DOREZOHESH KURRE!

Por pertej ketyre;

Nuk e kuptoj gjithe kete entuziazem.

Ekipi per tu mundur eshte Vllaznia,

jo ai i njesise administrative Yzberisht prane bashkise Tirane!

---- ----
----
----- ----
-----