
Zv.kryeministri bullgar mbështet Shqipërinë: Të nisë bisedimet me BE-në, janë më të përgatitur se Maqedonia e Veriut
Zv.kryeministri bullgar, Krasimir Karakacanov thotë se Shqipëria duhet të nisë bisedimet me BE-në, sepse është më e përgatitur se Maqedonia e Veriut.
“Me shqiptarët kemi luftuar bashkë kundër okupatorit serb, duke e theksuar rolin e Hasan Prishtinës”- tha kryeministri bullgar në një intervistë për zoom.mk.
Ai pretendon se gjithmonë ka pasur miqësi dhe bashkëpunim midis bullgarëve në Maqedoni dhe Shqiptarëve nga Kosova e Shqipëria.
“Kryengritja e vitit 1913 në Ohër, Strugë, Dibër, Kercovë, Gostivar, etj., është organizuar nga Komiteti i Prishtinës dhe VMRO.
Ekzistojnë dy marrëveshje midis VMRO-së dhe Komitetit Shqiptar nga koha e Todor Alexandrov në 1924 dhe në 1928, nga koha e Ivan Mihajlov. Nga pala shqiptare janë Hasan bej Prishtina, K. Hadri, Bedri Pejani etj. Në anën bullgare janë Todoj Alexandrov, Petar Chaulev, gjenerali Protugerov”, tha Karakacanov.
Zv.kryeministri bullgar mbështet Shqipërinë: Të nisë bisedimet me BE-në, janë më të përgatitur se Maqedonia e Veriut
Zenilda Beqaj