Ballina Lajme nacionale Zotimi i ShBA-ve: Të gjithë kriminelët e luftës para drejtësisë

Zotimi i ShBA-ve: Të gjithë kriminelët e luftës para drejtësisë

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Ambasadori i përgjithshëm për Zyrën e Drejtësisë Penale Globale, Morse H. Tan dhe ambasadori Philip Kosnett sot u takuan me kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezi dhe prokurorët nga Departamenti i Krimeve të Luftës në Zyrën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, përfshirë edhe Blerim Isufajn.

Të dy ambasadorët, siç njoftoi ambasada, ritheksuan zotimin e Shteteve të Bashkuara për të sjellë të gjithë kriminelët e luftës para drejtësisë, pavarësisht kombësisë së tyre.

Ambasadori Kosnett tha se “përgjigja ndaj padrejtësisë është më shumë drejtësi”. Ndërsa, ambasadori Tan foli lidhur me sfidat shqetësuese me të cilat përballet PSRK në përmbushjen e këtyre çështjeve të rëndësishme.

Ndërkaq, kryeprokurori i Shtetit Lumezi i informoi ambasadorët se përderisa zyra e tij kishte ndërmarrë hapa thelbësorë, Prokurorisë Speciale të Kosovës trashëgoi më shumë se 900 raste të papërfunduara nga EULEX dhe u deshën më shumë resurse për të lëvizur para.

Ndërkaq, Isufaj informoi grupin se mungesa e koordinimit me Serbinë dhe paaftësia për t’iu bashkuar INTERPOL-it dhe grupeve tjera ndërkombëtare, paraqitën pengesë në punën e tyre.

Në fund, siç shtoi tutje ambasada amerikane, zëvendës-shefi Valdet Gashi foli për 19 aktakuzat që zyra e tij kishte ngritur që nga viti 2018, dhe një rast i cili arriti deri në gjykimin përfundimtar.

Zyra e Drejtësisë Penale Globale dhe ambasada amerikane u zotuan për mbështetje shtesë për Departamentin e Krimeve të Luftës./21Media

The post Zotimi i ShBA-ve: Të gjithë kriminelët e luftës para drejtësisë appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----