
Gruaja aktuale e kryeministrit të Lesotho (Afrikë e Jugut) akuzohet për vrasjen e gruas së tij të parë. Zonja e Parë Maesaiah Thabane u dorëzua për t’u marrë në pyetje nga policia në Afrikën e Jugut.
Edhe kryeministri Thomas Thabane është marrë në pyetje për kwtw vrasje. Ish-gruaja e tij, Lipolelo Thabane, u qëllua për vdekje para shtëpisë së saj në kryeqytetin Maseru dy ditë para emërimit të tij në 2017.
Dyshohet se çifti gjatë asaj kohe ishte në prag të divorcit. Dokumentet e fundit gjyqësore të paraqitura nga komisari i policisë së vendit, Holomo Molibeli kanë ngritur dyshime të reja.
Ndërkaq një urdhër-arrest u dha për 42-vjeçaren Maesaiah Thabane më 10 janar pasi ajo u zhduk.