Ballina Lajme nacionale Zona ekonomike me mini-biznese lokale

Zona ekonomike me mini-biznese lokale

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Përfaqësuesit e Odave rajonale ekonomike theksojnë se pa marrë parasysh prezencën e mini-bizneseve në zonën industriale, efektet ekonomike megjithatë po arrihen. Roland Pahumi vlerëson se çdo biznes i hapur në Dibër ka domethënien e vet, ndwrsa informon se në Zonën ekonomike veprojnë me efekte pozitive mbi 15 biznese të vogla dhe në aspektin ekonomik – ata po zbusin papunësinë në Dibër

Vjollca SADIKU

Dibër, 16 mars – Zona Ekonomike në Dibër e përcaktuar edhe me planin urbanistik, deri tani është një lokacion ku kanë filluar bizneset e tyre investitor dibran. Në përcaktimin të kritereve nga ana e pushtetit vendor për vendosjen e Zonës ekonomike në lokacionin e ish-kazermës ushtarake të ARM-së “Liman Kaba”, thuhej se zona do të jetë vendi ku do të ndërtohen biznese industriale. Por, sot – kjo zonë ekonomike është vendi ku dominojnë bizneset e vogla kryesisht të investitorëve lokal.

Përfaqësuesit e Odave rajonale ekonomike theksojnë se pa marrë parasysh prezencën e mini-bizneseve në zonën industriale, efektet ekonomike megjithatë po arrihen. Përfaqësuesi i Odës Ekonomike për rajonin e Dibrës, Roland Pahumi, vlerëson se çdo biznes i hapur në Dibër ka domethënien e vet. Në Zonën ekonomike, sipas tij, veprojnë me efekte pozitive mbi 15 biznese të vogla dhe në aspektin ekonomik – ata po zbusin papunësinë në Dibër. Hapja e bizneseve, sipas Pahumit, është shumë pozitive meqë hapen vende të reja të punës, shtohet prodhimtaria dhe kjo ndikon pozitivisht në zhvillimin ekonomik të rajonit. “Presim të vazhdojë hapja e bizneseve të reja jo vetëm në zonën ekonomike aktuale, por edhe në lokacione të tjera të reja në qytet. Me planin të ri urbanistik, Dibra do të ketë edhe një Zonë tjetër ekonomike dhe besojmë se pjesëmarrja e investitorëve të mëdhenj do të vij edhe në Dibër”. Kur jemi tek zona ekonomike aktuale të theksojmë se aty sot veprojnë kryesisht mini-biznese që merren me mobilieri, prodhime plastike, autoservise, disa ferma për bagëti, stacioni për kontrolle teknike e tjerë. Edhe pse me planifikimin e Zonës ekonomike, përcaktim kryesor ishte ndërtimi i objekteve industriale të cilët do të merren me aktivitete që nuk do të ndotnin mjedisin jetësor, interesimi i dobët i investitorëve të mëdhenj, faktikisht u shfrytëzua nga ana e biznesmenëve lokal për ngritjen e bizneseve të vogla.

Përfaqësuesit e biznesit dibran theksojnë se edhe ky orientim në Zonën ekonomike ia ka arrit qëllimit. Ata të cilët përfituan gjatë konkurrimit për lokacione në këtë zonë ekonomike, qysh para disa viteve ishin të bindur se investimi i mjeteve në këtë pjesë të Dibrës do të paguhet. Të theksojmë se Zona ekonomike qysh në fillim kishte infrastrukturën të duhur. Kishte rrymë elektrike, lidhje për furnizim me ujë, dhe një pozitë shumë të mirë, e cila lidhet me një rrugë stabile me pjesën e banuar të Dibrës.

Pas përcaktimit të Zonës ekonomike, Dibrën e vizituan biznesmenë nga Turqia, Italia, por edhe nga diaspora dibrane si në SHBA, ashtu edhe nga disa shtete të Bashkimit Evropian.

Në takimet që ata patën me pushtetin vendor, një kusht kryesor ishte edhe infrastruktura rrugore që ka Dibra në lidhjet me Mavrovën, por edhe largësia e aeroportit të Ohrit me Dibrën. Pas takimeve të shumta, për fat të keq deri tani investitorët e jashtëm, por edhe ata të diasporës nuk vendosën të investojnë në këtë Zonë ekonomike. Pronarët e bizneseve të vogla megjithatë shprehen të kënaqur nga efektet ekonomike. Kur jemi tek investimet të dibranëve që janë në diasporë, të theksojmë se interesimi i tyre vazhdon të jetë prezent, por presin një stabilitet më të madh për investime në Maqedoninë e Veriut. Përfaqësuesit e shoqatës “Dibra” në Nju Jork theksojnë se edhe sot bëhen analiza për investime në vendlindje nga disa dibran që tashmë udhëheqin biznese të mëdha në SHBA. (koha.mk)

The post Zona ekonomike me mini-biznese lokale appeared first on KOHA.

---- ----
-----