Ballina Sport Zlatan Ibrahimoviç një “vrasës”/ Sekreti që nuk dinit për sulmuesin dhe pasuria...

Zlatan Ibrahimoviç një “vrasës”/ Sekreti që nuk dinit për sulmuesin dhe pasuria 300 milionë euro

48
SHPËRNDAJE

Zlatan Ibrahimoviç njihet për personalitetin e fortë që ka, teksa gjithmonë kërkon të marrë maksimumin nga ajo që bën, aq më tepër kur është në fushë futbolli.

Pas një karriere të suksesshme në Europë, suedezi vendosi të kalojë në SHBA, për të luajtur në dy sezone me LA Galaksi, për t’u kthyer përsëri këtë sezon në Europë, më saktë te Milani.

Sulmuesi e ka të vështirë të pranojë humbjet dhe këtë e tregon një ish-shok i skuadrës te LA Galkasi, si Zhoao Pedro. Ky i fundit tregon një bisedë që kishte Ibra me pjesën tjetër të skuadrës, pas një ndeshje me Hjuston Dinamo, ku po fitonin 2-0 dhe më pas u përmbysën në 3-2.

“Në fund të lojës ai ishte shumë i mërzitur dhe kishte një bisedë me tone të larta me ne. Gjatë bisedës ai dukej shumë i irrituar dhe na u drejtua me këto fjalë:  ‘Nëse keni ardhur këtu për plazh ose për dalë xhiro në Hollyëood, më tregoni, duhet të ma thoni tani.

Kam 300 milionë në llogari bankare, jam pronar i një ishulli, nuk kam nevojë për këto gjëra. Personi i parë që më thotë diçka do ta vras’, tregoi Zhoao Pedro për Ibrën.

-----