Ballina Lajme nacionale Zjarri shkrumboi makinat, brenda garazhit që u përfshi nga flakët në Tiranë

Zjarri shkrumboi makinat, brenda garazhit që u përfshi nga flakët në Tiranë

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 në rrugën “Fadil Deliu” një garazh në një pallat u përfshi nga flakët.

Pas sinjalizimit zjarrfikësja arriti në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin, por një pjesë e makinave ishin shkrumbuar. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa banorët e pallatit u evakuuan me shpejtësi.

ABC ka siguruar pamjet brenda garazhit që u përfshi nga flakët, ku duken makinat që janë shkrumbuar nga zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ db/ Abcnews.al

The post Zjarri shkrumboi makinat, brenda garazhit që u përfshi nga flakët në Tiranë appeared first on Abc News.

---- ----
-----