Ballina Lajme nacionale Zjarret mbeten shqetësim i madh, Instituti i Shëndetësisë Publike kanë një kërkesë

Zjarret mbeten shqetësim i madh, Instituti i Shëndetësisë Publike kanë një kërkesë

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Me rritjen e temperaturës janë shtuar edhe numri i zjarreve.

Vënia e zjarreve nga qytetarët vazhdon të jetë shqetësuese.

Këtë vit patëm shumë raste të tilla, ku shumica e tokave bujqësore u dogjën, duke rrezikuar jo vetëm mjedisin, por edhe banorët përreth.

Edhe sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën apel që qytetarët ta ruajnë mjedisin.

“Zjarrvëniet nga pakujdesi apo të qëllimshme sjellin dëme të mëdha në jetët tona, infrastrukturë dhe mjedis. Ruajeni mjedisin ku jetoni duke mbrojtur dhe duke ricikluar. Me djegie nuk keni bërë zgjidhjen e duhur. Zjarrvënia helmon! Zjarrvënia ndotë mjedisin! Zjarrvënia vret!”, shkruhet në thirrjen e këtij Instituti.

Ndryshe, zjarre nga temperaturat e larta pati edhe javën e kaluar nga vendin tonë, vetëm në fshatin Feriqevë të komunës së Kamenicës e përfshinë diku mbi 100 hektar tokë.

---- ---- ----
-----