Ballina Lajme Bota/Rajoni Zjarr dhe zemërim në Kolumbi, protestuesit duan të djegin të gjallë policët

Zjarr dhe zemërim në Kolumbi, protestuesit duan të djegin të gjallë policët

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ajo që nisi si një demonstratë paqësore në lidhje me një reformë taksash tashmë të rrëzuar, është përshkallëzuar në një shpërthim zemërimi në Kolumbi ndaj reagimit të ashpër të policisë.

Presidenti i vendit Ivan Duque, tërhoqi reformën e kundërshtuar të taksave të dielën, por demonstruesit po kërkojnë më shumë dhe duan veprime konkrete për të luftuar varfërinë, dhunën e policisë dhe pabarazitë në sistemin shëndetësor dhe arsimor. Në një sulm, netët e shkuara, turma u përpoq të digjte së gjalli një grup prej 10 policësh duke i vënë zjarrin një stacioni policor në Bogota.

I pyetur për incidentin, një polic tha se ai ishte i zhgënjyer si qenie njerëzore.

Nata e shtatë e protestave po ashtu bëri që 30 civilë dhe 16 oficerë policie të lëndoheshin në Bogota. Dhjetëra stacione policie në qytet ndërkohë janë dëmtuar dhe tre u shkatërruan tërësisht në protestat e të martës.

Të mërkurën, në ditën e tetë të protestës, policia përdori gazin lotsjellës në Bogota pasi turmat sulmuan një stacion policie ndërsa mijëra vetë marshuan në kryeqytet.

The post Zjarr dhe zemërim në Kolumbi, protestuesit duan të djegin të gjallë policët appeared first on KOHA.

---- ---- ----
-----