Ballina Sport Zidane “bombardohet” për sherrin Benzema-Vinicius: Mirë që ndodhi, do të thotë se...

Zidane “bombardohet” për sherrin Benzema-Vinicius: Mirë që ndodhi, do të thotë se jemi gjallë…

35
SHPËRNDAJE

Zidane doli në konferencë për shtyp, para duelit të nesërm në La Liga. Çështja kryesore ishte mosmarrëveshja midis Vinicius dhe Benzema, mbi frazat e sulmuesit francez (në ndeshjen kundër Monchengladbach) ndaj brazilianit. Një polemikë inekzistente për Zidane.

Ndeshja kundër Huesca – “Është një rival i rrezikshëm. Ne gjithmonë kemi folur për të. Në Spanjë nuk ka skuadra të vogla. Janë të gjithë shumë konkurrues dhe të fortë. Kjo Ligë është spektakolare. Ne e njohim rivalin. Është qartësisht si një finale, me këtë bindje duhet të hyjmë në fushë. Janë tri pikë shumë të rëndësishme në lojë”.

Polemika mes Vinicius dhe Benzema – “Gjëja më e rëndësishme ështëse lojtarët kanë folur mes tyre. Asgjë nuk ndodh. Kështu gjërash kanë ndodhur gjithmonë në fushë, ku thuhet shumëçka, por mbeten atje. Ne jemi një ekip, na duhet energjia për gjëra të tjera. Është mirë që kjo të ndodhë herë pas here, se do të thotë që jemi gjallë. Ata biseduan, u sqaruan dhe kaq”.

Me Interin në mendje – “Finalja që kemi është nesër. Nuk ka asnjë mendim për të martën. Nesër, ndeshja jonë është thelbësore. Gjërat duhet t’i bëjmë nga dita në ditë, jo përtej të sotmes dhe të nesërmes. Lojtarët janë të vetëdijshëm për këtë, gjithashtu. Ne duhet të japim gjithçka nesër në fushë. Nesër është finale”.

Hazard – “Tani është mirë, prandaj jemi të lumtur. Ai po stërvitet mirë, çdo ditë me ne. Gjëja më e rëndësishme është ndjenja e tij, mjaft e mirë. Kur është i dëmtuar, natyrisht, situata komplikohet, sepse çdo lojtar dëshiron të luajë”.

Planet me Hazard – “Kemi shumë ndeshje dhe lumturohemi që është me ne. Do të shohim se si do ta menaxhojmë atë. Është në rregull, kjo vlen si gjëja më e rëndësishme. Nuk do t’ju tregoj se si do ta menaxhojmë. E rëndësishme është që të gjithë jemi të përgatitur, sepse ka shumë lojëra dhe shumë minuta”.

Imazhi i Benzema pas kritikave ndaj Vinicius – “Nuk mendoj se do ta dëmtojë imazhin e tij. Ka shumë kamera sot, më shumë se më parë, por gjithçka qëndron në fushë. Gjithmonë ka ndodhur”.

Gjendja shpirtërore e Vinicius – “Ai është këtu, ka të tashme dhe të ardhme në Madrid. Punon, e shoh mirë. Gjithashtu është një djalë që dëshiron të mësojë, të përmirësohet dhe kjo është mirë për një trajner dhe një ekip”.

Superliga Europiane – “Unë e dëgjova atë, si gjithë të tjerët, por kam mjaft gjëra të tjera për t’u marrë. Na dalin ato që kemi, shumë ndeshje, pa pushim. E rëndësishme është e nesërmja. Do ta luajmë sikur të jetë ndeshja e fundit. Ju duhet të shijoni çdo ditë, atë që bëni aktualisht”.

Episode si Vinicius dhe Benzema, kur Zidane ishte lojtar – “Gjithmonë ka ndodhur. Unë e kam bërë këtë dhe të tjerët e thanë për mua”.

-----