Ballina Lajme nacionale Zhvillime të reja: Sekretarja e tij e përfshirë në eliminimin e Ivanoviqit

Zhvillime të reja: Sekretarja e tij e përfshirë në eliminimin e Ivanoviqit

33
SHPËRNDAJE

Po vazhdojnë edhe më tej hetimet për rastin e Ivanoviqit.

Silvana Arsoviq dyshohet se i kishte kyçur kamerat vëzhguese në Zyrat e SDP-së pesë minuta pas privimit nga jeta të Oliver Ivanoviqit gjersa në momentin e rastit ajo ndodhej e vetme në zyrë.

Për rastin e Ivanoviqit akuzohen edhe nënkryetari i Listës Serbe Millan Radojçiq, për të cilin është urdhëruar prangosje ndërkombëtare, policët Dragisha Markoviq dhe Nedelko Spasojeviq, si dhe Marko Roshiq, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Edhe pas gati 19 muajsh dorasi ose dorasit e Oliver Ivanoviqit, liderit të IQ “Serbia, Demokracia, Drejtësia” nuk janë gjetur.

Në ndalim si të dyshuar se kanë ndihmuar për rastin e Oliver Ivanoviqit ndodhen dy policë: Dragisha Markoviq dhe Nedelko Spasojeviq, si dhe Marko Roshiq, numri i tabelave të veturës së të cilës janë gjetur në xhepin e Ivanoviqit pa shenja jete, ndërkohë i dyshuari kryesor për rastin e Ivanoviqit nënkryetari i Listës Serbe Millan Radojçiq ka ikur në Serbi pas aksionit të njësisë speciale ROSU të Policisë së Kosovës në veri, për ndalimin e të dyshuarve për rastin e Ivanoviqit në fund të nëntorit të vitit të kaluar dhe ai gëzon mbrojtjen direkte të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka intervistuar për herë të tretë bashkëpunëtoren më të afërt dhe sekretaren e Ivanoviqit Silvan Arsoviq si e dyshuar në përfshirje dhe për ndihmë të dorasve të Ivanoviqit.

-----