Ballina Lajme nacionale Zhvillime të reja në rastin e gruas nga Prizreni, të cilën burri...

Zhvillime të reja në rastin e gruas nga Prizreni, të cilën burri e privoi nga jeta

88
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Rasti i gruas nga Prizreni, ishte rasti që tronditi të gjithë.

Prokuroria e Prizrenit të hënën do ta intervistojë për herë të fundit Bajram Veliun, i cili privoi nga jeta gruan e tij.

Burime brenda Prokurorisë kanë thënë se intervistomi i tij do të nisë në orën 10.

Pas kësaj procedure pritet të ngritët edhe aktakuza, në të cilën pritet të propozohet dënim i përjetshëm për njeriu që privoi nga jeta gruan, në kohën kur ishte në pushime në Kosovë.

Avokati Arianit Koci s’ka dashur të komentojë dhe gjatë këtë rast. Por ka lavdëruar punën e organeve të ndjekjes me punën e madhe dhe të shpejtë që kanë bërë për zbardhjen e rastit.

“Nuk e mohoj e as nuk pohoj këtë informatë. Me rëndësi është që unë si përfaqësues i palës së dëmtuar, jam i kënaqur me dinamikën e hetimve, dhe me punën e prokurores së rastit”, ka thënë Koci.

Si ka thënë se bazuar në prova dhe dëshmi rasti ka qenë i paramenduar dhe është kryer në mënyrë mizore.

“Sipas mendimit tim, janë plotësuar kushtet ligjore për shqiptimin e dënimit me ndalim të përjetshëm”, ka propozuar Koci.

Sidoqoftë, ai ka thënë se Shteti duhet të bëjë diçka që të ndalen privimet nga jeta të grave.

“Privimi nga jeta i gruas po përsëritet. Ky trend duhet të ndalet. Duhey të ndalem, dhe me këtë rast duhet të jepët porosi, se kushdo që e privon nga jeta gruan, do të dënohet ashpër”, ka shtuar ai.

61 vjeç privoi nga jeta gruan e tij 48 vjeçe, ai e kishte telefonuar policinë.

“E kam privu nga jeta gruan”, u kishte thënë zyrtarëve të hetuesisë 61-vjeçari. Në vendin e ngjarjes, sipas policisë, në rrugën “Hysni Morina” të Prizrenit.

E ndjera ka vdekur në vendin ku ka ndodhur ngjarja.

Çifti kishte më shumë se 2 javë që kishin ardhur në Kosovë. Ata nuk kanë fëmijë nga martesa e tyre.

Por kjo ishte martesa e dytë e çiftit. Që të dy kishin fëmijë nga martesat e para.

Sipas prokurorisë, çifti nuk njihej si problematik.

---- ----
----
----- ----
-----