Ballina Lajme nacionale Zhdukja e 55 vjeçarit në Batllavë, FSK po angazhohet në kërkimin e...

Zhdukja e 55 vjeçarit në Batllavë, FSK po angazhohet në kërkimin e tij

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

FSK-ja e angazhuar në operacionin e kërkimit për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës.

Me vendim të Ministrit të Mbrojtjes, Rrustem Berisha, dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pjesëtarët e Kompanisë së Kërkim- Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës ( FSK ), që nga 25 gusht, në orët e pasdites, janë duke marrë pjesë në operacionin për kërkimin e një personi të zhdukur në Liqenin e Batllavës.

Specialistët e FSK-së, qysh mbrëmë nga ora 20:00 e kohës lokale, kanë vazhduar me vlerësimin e situatës dhe kërkimin e personit të zhdukur, deri në orët e vona të natës, dhe sot që nga orët e hershme të mëngjesit janë duke vazhduar operacionin e kërkimit.

Pjesëtarët e FSK -së janë të gatshëm dhe të përgatitur profesionalisht për misione të tilla. Ata janë të përkushtuar dhe në mbështetje të plotë të autoriteteve civile deri në gjetjen e personit të zhdukur.

---- ----
----
----- ----
-----