Ballina Showbiz ‘Zhade’ vjen sërish në ekranin tuaj, por tani krejt ndryshe

‘Zhade’ vjen sërish në ekranin tuaj, por tani krejt ndryshe

65
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Është ndër aktoret me të pëlqyera në amerikën latine.

“Zhade” nuk është më ajo që njihni. Në fakt, jo ajo që mbani mend që nga “Kloni”.

Aktorja e njohur braziliane, Giovanna Antonelli, së shpejti do të rikthehet në ekranin shqiptar me një serial të ri, i cili do të nisë transmetimin në Tv Klan sezonin e ardhshëm televiziv.

Lajmin për serialin e ri e dha nga “Rudina”, Albert Dumani, duke zbuluar se në shtator, në Tv Klan ka surpriza për të gjithë adhuruesit e serialeve.

Drejtori i programacionit të TV Klan tha se pas përfundimit të serialit “Dyshja Fantastike”, i cili ka 40 episode, në ekranin e madh të Tv Klan do të rikthehen serialet braziliane.

“Një shans i dytë” (Segundo Sol) do të sjellë një rikthim të këndshëm të serialeve braziliane për publikun shqiptar. Prodhimi i vitit 2019 në Brazil do të fokusohet në historinë e një nëne me dy fëmijë, të braktisur nga bashkëshorti dhe sfidave që i duhet t’i përballojë për t’ia dalë mbanë e vetme.

---- ---- ----
-----