Ballina Showbiz Zgjodhi “kundërshtaren” e Kim-it, modelja e njohur dëshiron të jetë asistentja e...

Zgjodhi “kundërshtaren” e Kim-it, modelja e njohur dëshiron të jetë asistentja e këngëtares së famshme (FOTO)

14
SHPËRNDAJE

Kendall Jenner ka habitur me zgjedhjen që ka bërë, për të qenë asistentja personale e një asistentja personale e një personazhi të famshëm.

Modelja e njohur 24-vjeçare është shprehur se do t’i pëlqente të kishte pozicionin e shumë të dëshiruar – por vetëm për një vit. Ajo dëshiron që të zbulojë se çfarë ha Beyonce për mëngjes dhe çfarë shikon në televizion në mbrëmje.

Duke folur në një video në prapaskenën e fushatës së Calvin Klein, Kendall tha: “Nëse do të duhej të isha asistente personale për një vit, do të zgjidhja Beyonce-n”.

Nuk e dimë çfarë mendimi ka Kim Kardashian për këtë, pasi ajo nuk ka pasur marrëdhënie të mira me Beyonce-n ndër vite. Të gjithë mendojnë se Beyonce nuk e ka qejf aspak Kim-in pasi ajo mungoi në dasmën e saj me Kanye West në Itali.

Por gjërat duket se kanë ndryshuar dhe për të treguar këtë Beyonce i dërgoi Kim-it rroba nga koleksioni Ivy Park, të cilat ajo i publikoi në profilin privat në Instagram për të thënë se i pëlqyen tej mase.