Ballina Lajme Bota/Rajoni Zgjedhjet Parlamentare 2020, KSHZ: Vendvotimet e sigurta për të votuar

Zgjedhjet Parlamentare 2020, KSHZ: Vendvotimet e sigurta për të votuar

27
SHPËRNDAJE

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sigurojnë se i kanë ndërmarrë të gjitha masat për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sipas udhëzimeve dhe protokolleve për mbrojtje shëndetësore.

Qytetarët munden të sigurtë të dalin dhe të votojnë nëpër vendvotime sepse nga ana jonë janë bërë të gjitha përpjekjet që votimi të zbatohet i sigurtë. Kjo do të thotë se këtto tre ditë po dezinfektohen të gjitha vendvotimet në tërë shtetin pastaj të gjitha këshillat zgjedhorë janë pajisur me mjete mbrojtëse, maska, doreza, skafanderë dhe dezinfektues në sasi të mjaftueshme që të mundet të gjithë t’i shfrytëzojnë dhe të ndjehen të sigurtë”  – tha Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.

Nëpër vendvotime do të mund të futen më së shumti vetëm dy persona teksa qytetarët me vete duhet të kenë maska mbrojtëse sqaroi Derkovski ndërsa shtoi se nëpëpër të gjitha vendvotimet janë shpërndarë maska shtesë në qoftë se paraqitet ndonjë votues pa maskë.

“Në hyrje secili do të udhëhiqet nga një mbajtës  i rendit, fillimisht do të dezinfektohet dhe më pas vazhdon procedura me kontrollin se a ka votuar më parë apo jo. Kryehet identifikimi i fytyrës me zbritjen e maskës  nëpërmjet pasaportës apo letërnjoftimit dhe pas kësaj zbatohet votimi dhe sërish desinfektohet votuesi dhe në këtë mënyrë sigurojmë hapsira gjatë gjithë kohës të jetë e dezinfektuar dhe të mos ketë rrezik nga përhapja e infekcionit” – u shpreh Derkovski.

Tashmë janë kompletuar edhe bordet shëndetësore zgjedhore të përbërë nga 3 punonjës shëndetësorë dhe përfaqësues të partive politike , që do të vzitojnë shtëpitë e votuesve pozitivë ndaj Kovid 19 dhe atyre në vetëizolim.  Janë gati edhe komisionet zgjedhore për votimin e të sëmurëve dhe të pamundurve të martën, si dhe të gjitha komizionet e tjera që do të jenë përgjegjës për zhvillimin e zgjedhjeve më 15 korrik.

The post Zgjedhjet Parlamentare 2020, KSHZ: Vendvotimet e sigurta për të votuar appeared first on ShqipMedia.

----- ----- ----- -----