
Zgjedhjet në Kosovë, reagon Lajçak: Partitë treguan pjekuri, prioriteti i qeverisë së ardhme duhet të jenë bisedimet me Serbinë
Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak reagoi sot, një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë, duke i përgëzuar. Sipas Lajçak në zgjedhjet e parakohshme parlamentare institucionet e Kosovës dhe partitë politike treguar pjekuri.
Reagimi erdhi përmes një postimi në Tëitter, ku Lajçak nënvizoi se partia fituese duhet të punojë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.
“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë demonstruan pjekuri të institucioneve të saj, të gjithë aktorëve relevantë dhe partive politike. Qytetarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet dhe unë pres që të punoj me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e Dialogut”, ka shkruar Lajçak në Tëitter.
Zgjedhjet në Kosovë, reagon Lajçak: Partitë treguan pjekuri, prioriteti i qeverisë së ardhme duhet të jenë bisedimet me Serbinë
Ornela Celpica