Ballina Lajme nacionale Zgjedhjet në Kosovë, partia Nisma jashtë parlamentit, Limaj pranon humbjen

Zgjedhjet në Kosovë, partia Nisma jashtë parlamentit, Limaj pranon humbjen

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Zgjedhjet në Kosovë, partia Nisma jashtë parlamentit, Limaj pranon humbjen

Rezultati negative është pranuar nga kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Partia e këtij të fundit nga votat e numëruara nuk arriti as të kalojë pragun. Dalja nga parlamenti, deklaroi Limaj, nuk do e ndalë që të luftojë për vendin.

“Këtë herë Nisma Socialdemokrate nuk do të jetë pjesë e parlamentit, por kjo nuk do të ndal zërin e fuqishëm të Nismës në kauzën në mbrojtje të vlerave tona njerëzore-kombëtare, tha Fatmir Limaj.

Më tej Lima tha se partia e tij do të vazhdojë t’i mbrojë vlerat njerëzore e kombëtare të shtetit, teksa falënderoi votuesit e tij.

“Unë në emër të kryesisë së partisë nga shpirti ju falënderoj që mbështetët kauzën tonë, ka qenë një fushatë elektorale e jashtëzakonshme, kemi arritur një objektiv të madh pasi ata që tentuan ta përdhosin kauzën tonë, vlerat tona kombëtare njerëzore, t’Ii rikthejmë edhe njëherë fuqishëm në skenën tonë, në opinionin publik të Kosovës, të gjithë ata që tentuan të zbehin e të fyejnë ato vlera, gjatë fushatës elektorale i pamë se ju kthyen këtyre vlerave.

Ne do të vazhdojmë në promovimin e vlerave të kauzës sonë, do të jemi zëdhënës i atyre mijëra votuesve tonë, nuk do të ndalemi”, tha ai ndër të tjera.

 

Zgjedhjet në Kosovë, partia Nisma jashtë parlamentit, Limaj pranon humbjen
Ornela Celpica

---- ----
----
----- ----
-----