Ballina Lajme nacionale “Zgjedhjet i vendos Presidenti”, Rama i përgjigjet Metës në Twitter

“Zgjedhjet i vendos Presidenti”, Rama i përgjigjet Metës në Twitter

19
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat pasditen e sotme ritheksoi se zgjedhjet nuk do të zhvillohen më 30 qershor, pavarësisht se KQZ e shpalli të pavlefshëm ç’dekretimin e datës nga ana e tij dhe PS ka nisur procedurat për shkarkim.

“Mos u bëni qesharakë në Republikën e Shqipërisë ka vetëm një institucion i cili shpall zgjedhjet dhe ky institucion është Presidenti i Republikës. Mos u lodhni kot duke shpikur institucione të tjera. Vendimet e mia i gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese. Unë nuk ndaloj askënd ti çojë çështjet në Kolegjin Zgjedhor, po deshën t’i çojnë edhe në Gjykatën e Skraparit, por zgjedhje pa dekretin e Presidentit nuk do të ketë”, ishte mesazhi i prerë i Kreut të Shtetit.

Por, duket se kryeministri Edi Rama nuk toleron aspak dhe i është përgjigjur Presidentit me një postim në Twitter ashtu siç bëri më 8 qershor kur mori vesh vendimin e tij befasues.

“Zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor”, shkruan Rama.

-----