Ballina Lajme nacionale Zgjedhjet e reja në fund të shtatorit ose fillim të tetorit

Zgjedhjet e reja në fund të shtatorit ose fillim të tetorit

11
SHPËRNDAJE

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që shpërndarja e Kuvendit të ndodh me 22 gusht.

Shefi i deputetëve të NISMA-së, Bilall Sherifi, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka folur për caktimin e 22 gushtit si datë kur deputetët do të mblidhen për të shpërndarë Kuvendin.

Ai ka thënë se është caktuar kjo datë me kërkesë të BE-së, pasi që ata kanë kërkuar që të kenë më shumë kohë për të përgatitur misionet e tyre që do t’i vëzhgojnë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Përveç kësaj Sherifi ka thënë se fundi i shtatorit apo fillimi i tetorit do të jetë koha e përafërt kur do të mbahen zgjedhjet e reja.

“Fundi i shtatorit, fillimi i tetorit do të jetë koha më e përafërt për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme”, ka thënë Sherifi, raporton Gazeta Express.

Megjithatë ai thotë se pas shpërndarjes së Kuvendit është në diskrecion të presidentit se kur vendos të caktojë datën e zgjedhjeve të reja, duke kujtuar afatin kushtetues të 30 ditëve.

“Brenda 30 ditëve, është në diskrecion të presidentit”, ka shtuar tutje Sherifi.

-----