Ballina Lajme nacionale Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, BE vijon thirrjet: Vazhdoni dialogun me Serbinë

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, BE vijon thirrjet: Vazhdoni dialogun me Serbinë

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, BE vijon thirrjet: Vazhdoni dialogun me Serbinë

Be-ja pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë pret nga qeveria e re vazhdimin e dialogut me Serbinë

Në kuadër të përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme në Kosovë, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme Josep Borrell dhe Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Olivér Várhelyi kanë reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të përkohshme në Kosovë.

Përmes një deklarate, Varhelyi shprehet se shpreson që Kosova të krijojë së shpejti qeverinë e re dhe të zgjedhë një president të ri. Gjithshtu të vazhdojë dialogun me Serbinë. Komisioneri për Zgjerimin e BE-së tha se Bashkimi Europian ka dërguar në këto zgjedhje një mision të ekspertëve për zgjedhje, i cili do të mbetet në Kosovë dhe do të ndjekë të gjitha procedurat pas zgjedhjeve si dhe do të japë rekomandimet e veta.

Në deklaratë thuhet se BE-ja do të vazhdojë të angazhohet, me qëllim që të mbështesë Kosovën në arritjen e progresit të prekshëm në rrugën e saj evropiane. Kjo nënkupton përparimin e Kosovës në, realizimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe Axhendës Evropiane për Reforma, si dhe si për bashkëpunimin rajonal.

“Rruga evropiane e Kosovës gjithashtu kalon përmes normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë dhe BE-së”, thuhet në deklaratë.

Várhelyi shtoi më tej se se pret që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim të vazhdimit të takimeve të dialogut me Serbinë me mbështetjen nga BE-ja.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, BE vijon thirrjet: Vazhdoni dialogun me Serbinë
Ornela Celpica

---- ---- ----
-----