Ballina Lajme nacionale Zgjedhjet e parakohshme, KQZ-ja pritet të mbetet edhe dy javë pa buxhet

Zgjedhjet e parakohshme, KQZ-ja pritet të mbetet edhe dy javë pa buxhet

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

KQZ-ja pritet të mbetet edhe dy javë pa buxhetin për zgjedhjet e parakohshme.

Para gjysmës së shtatorit Gjykata Kushtetuese nuk do t’i kthejë përgjigje kërkesës së Ramush Haradinajt për interpretim të aktit të dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit dhe për definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas këtij akti.

Për pasojë, deri atëherë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) mund të mos i ndahet buxheti shtesë për zgjedhjet e parakohshme, meqë ekzekutivi konsideron se duhet të përmbahet nga vendimmarrja, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në Kushtetuese ia kanë konfirmuar “Kohës Ditore” se lënda tashmë është proceduar dhe ndodhet në shqyrtim, por kanë treguar se deri në vendosje kërkohen së paku edhe dy javë.

“Për sa i përket afatit kohor për shqyrtimin e kësaj lënde, Gjykata nuk ka ndonjë afat të caktuar për vendimmarrje. Megjithatë, bazuar në praktikat e deritanishme me kërkesat institucionale që ngërthenin në vete situata më urgjente, koha minimale për vendimmarrjen e Gjykatës varion nga një muaj e gjysmë deri në dy muaj”, ka thënë Veton Dula, drejtor i Zyrës për Informim në Gjykatën Kushtetuese. “Kjo për arsye se janë një sërë veprimesh procedurale që Gjykata tani duhet të ndërmarrë, si para shqyrtimit e po ashtu edhe pas shqyrtimit të lëndës, të cilat zbatohen me rigorozitet në çdo kërkesë të parashtruar”.

---- ----
----
----- ----
-----