Ballina Lajme nacionale Zgjedhjet e parakohshme, Aida Dërguti ka marrë një vendim të papritur

Zgjedhjet e parakohshme, Aida Dërguti ka marrë një vendim të papritur

37
SHPËRNDAJE

Aida Dërguti ka marrë një vendim të papritur.

Ish-deputetja e PSD-së në Kuvendin e Kosovës, ka njoftuar se nuk do të jetë në listën zgjedhore të asnjë partie.

Dërguti përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk do të kandidojë për deputete por vota e saj do të jetë për kandidatët e PSD-së.

“Në këtë kohë aderimesh nëpër parti e lista zgjedhore, kur rëndom shumica e fillojnë angazhimin politik, më duhet të ju njohtoj se nuk do të jem pjesë e asnje liste zgjedhore. Për të shmangur çdo spekulim mediatik, vota ime do të shkojë për kandidatët e PSD-së”, ka shkruar Dërguti.

Ajo ka thënë se edhe sa ishte Vetëvendosje më shumë ka qenë e angazhuar jashtë sesa brenda institucioneve.

“Poashtu, edhe në Lëvizjen VETËVENDOSJE! më gjatë kam qenë e angazhuar jashtë institucioneve (që nga vitit 2005) sesa brenda institucioneve (që nga viti 2014). Në momentet kur nuk kam qenë mjaftueshëm e bindur, (siç ka ndodhur që nga përfundimi i luftës e deri më 2005) edhepse zhvillimet politike i kam përcjellur me vëmendje, nuk jam angazhuar”, ka thënë Dërguti.

Ish-deputetja ka thënë se kësaj radhe do ti bashkohet popullit.

-----