Ballina Teknologji Zgjedhjet e duhura në epokën e revolucionit teknologjik

Zgjedhjet e duhura në epokën e revolucionit teknologjik

9
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që teknologjia evoluon me hapa marramendëse, pajisje që dikur ngjanin si material për filma futuristikë, sot po përdoren nga miliona njerëz në planet me rezultate që tejkalojnë pritshmërinë.

Nga pajisjet e xhepit, te teknologjia që vishet e u përgjigjet komandave dhe deri te mjetet novatore të transportit personal, një gamë e pambarimtë shpikjesh dhe përshtatjesh është e qasshme për të përmirësuar jetët dhe përvojat e bashkëkohësve tanë.

E veçanta e pajisjeve që kemi përzgjedhur ka të bëjë me dy faktorë të rëndësishëm. Nga njëra anë ato duhet t’u përkasin zhvillimeve të mëdha novatore, dhe nga tjetra, të zgjidhin probleme reale.

Transport personal elektrik

I pari është skuteri elektrik. Bëhet fjalë për një pajisje me bateri që nuk është as biçikletë e as motoçikletë, dhe që është projektuar për të mundësuar udhëtim të shpejtë, të lirë, të sigurt dhe të thjeshtë në kushtet e qyteteve me trafik të rënduar. Kështu i lehtëson jetën vetes në trafik, kursen para që do i shpenzoje për karburant si dhe mbron mjedisin.

Një veçori e shumicë së skuterave elektrikë është që përdoruesi qëndron në këmbë gjatë gjithë rrugës, duke lehtësuar kështu edhe tranzicionet nga përdorimi i skuterit kur të duhet ta marrësh për dore dhe më pas t’i hipësh përsëri.

Të gjitha këto cilësi përmblidhen në një dy-rrotak për përdorim qytetas, i cili arrin deri në 24 kilometra në orë shpejtësi dhe mbulon po 24 kilometra distancë derisa të nevojitet që bateria të mbushet përsëri. Mbushja e baterisë bëhet thjesht duke e futur në prizë, ndërsa pajisja paloset kollaj dhe është aq e lehtë – rreth 12 kilogramë – sa për ta tërhequr me lehtësi si të ishte valixhe me rrota, apo edhe për të ngjitur ca kate në këmbë me të.

Ekzistojnë disa modele të mira skuterësh elektrikë, por përzgjedhja jonë shkon për ‘Glion Dolly Foldable Commuter Electric Scooter’, i cili ka një emër të gjatë dhe të ndërlikuar, krejt ndryshe nga lehtësia e përdorimit të tij.

https://www.youtube.com/watch?v=t7VHbfegbEU

Duhanpirja alternative

Rregulli i parë, i domosdoshëm, i padiskutueshëm: heqja dorë nga duhanpirja. Por jo të gjithë ia dalin. Nga çamçakëzët dhe ngjitëset me nikotinë e deri te hipnoza, shumë variante janë përdorur për të zëvendësuar vullnetin e fortë, shumica me rezultate të diskutueshme.

Por ishte gjenerata e pajisjeve alternative pa zjarr dhe tym, e cila shënoi një pikë kthese të vërtetë, duke u mundësuar duhanpirësve që të marrin nikotinën, por jo katranin, tymin dhe të gjithë përbërësit e dëmshëm që çlirohen nga djegia.

Dy kategori kryesore në këtë drejtim janë: Së pari, pajisjet që shndërrojnë nikotinën e lëngët në avull apo aerosol të njohura si cigare elektronike dhe së dyti, duhani me ngrohje.

Përzgjedhja jonë në segmentin e produkteve alternative shkon te duhani me ngrohje, i cili është edhe më i thjeshtë si parim krahasuar me cigaret elektronike. Nga vetë emri bëhet fjalë për ngrohjen e duhanit, i cili duke qenë se nuk digjet, lëshon nikotinë dhe shijen e duhanit, por jo katran, tym, hi dhe pjesën më të madhe të efekteve negative që çlirohen nga djegia.

Pajisja përfaqësuese këtu është IQOS nga Philip Morris, e cila bën pikërisht sa u tha më lart. IQOS ngroh gjethe duhani të tharë, pa i djegur ato, duke e ulur përbërësit e dëmshëm deri në masën 95 përqind.

https://al.iqos.com/sq/produkte/iqos/teknologjia

Teknologjia që zbaton urdhrat

Ka shumë pajisje që u përgjigjen komandave të ndryshme, por edhe pas sfidës serioze që iu bë nga Amazon, Google vazhdoi ta mbajë fronin e tij në këtë kategori falë novacionit me Google Nest HubMax.

Ky i fundit i përngjan tashmë të famshmit GoogleHome, por ofron disa gjëra më shumë. Përveçse mund t’i japësh komanda të bëjë thirrje telefonike, të vendosë një pjesë muzikore të preferuar – për shembull dhe pse jo “Abracadabra” nga Steve Miller Band – si dhe të komandojë aparatura të mençura të ndërlidhura me të, kjo pajisje bën shumë më tepër se kaq.

Mund të shohësh në kohë reale se çfarë po ndodh në shtëpi falë një kamere të montuar dhe të japësh komanda apo mesazhe zanore drejt personave që janë aty nga celulari jot kur ndodhesh në një shtet tjetër; mund të vendosësh një video në YouTube që tregon si bëhet diçka dhe ta ndalësh në çdo moment me një lëvizje të dorës.

Lëvizja e dorës… në fakt nuk nënkupton prekje, por thjesht gjeste në ajër, të cilat kamera e pajisjes i përkthen si komanda. Dhe këto janë vetëm disa prej veçorive dhe lehtësive të kësaj pajisjeje.

https://www.youtube.com/watch?v=RW9-8ih147A

-----