Ballina Lajme Bota/Rajoni Zgjedhje në Republikën Kongo, pritet fitore e presidentit të tanishëm

Zgjedhje në Republikën Kongo, pritet fitore e presidentit të tanishëm

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Në Republikën Kongo sot janë hapur vendvotimet, ndërsa presidenti Denis Sasu Ngueso pritet ta vazhdojë sundimin 36-vjeçar edhe krahas krizës ekonomike në vendin e pasur me naftë.

Diplomatët dhe analistët dyshojnë se Sasu do të mund ta ndryshojë cilindo nga gjashtë kundërshtarët ose se zgjedhjet përsëri do të shënohen me dhunë si në ato të fundit në vitin 2016.

Kundërshtari i tij kryesor, ish-ministri Gaj Bris Parfejt Kolelas, është hospitalizuar për shkak të koronavirusit dhe sot mund të dërgohet në Francë, deklaroi udhëheqësi i tij i fushatës për Radio Frans Internacionale.

Sasu, ish-parashutist 77 vjeçar, erdhi në pushtet në vendin e pasur me naftë në bregun perëndimor të Afrikës qendrore me grushtet në vitin 1979. I humbi zgjedhjet e para shumëpartiake në vitin 1992, por u kthye në pushtet në vitin 1997 pas luftës qytetare.

The post Zgjedhje në Republikën Kongo, pritet fitore e presidentit të tanishëm appeared first on KOHA.

---- ----
-----