Ballina Lajme nacionale Zgjedhja e Kryetarit të ri të LDK-së, djali i Mustafën bën këtë...

Zgjedhja e Kryetarit të ri të LDK-së, djali i Mustafën bën këtë paralajmërim

26
SHPËRNDAJE

Së shpejti do të zgjedhet Kryetari i ri i LDK-së.

Besnik Mustafa ka dhënë mesazhe të reja sot pas shpalljes së kandidaturë së Fatmir Sejdiut e Agim Veliut.

Djali i Kryetarit në largim të LDK’së ka publikuar një foto me Isa Mustafën dhe ka shkruar se janë të disponuar për sfidat e radhës.

“Të disponuar për sfidat e rradhës ”. Ky është mesazhi i djalit të Isa Mustafës, Besnikut, pasi shpalljes së kandidaturës për Kryetar të LDK’së nga Fatmir Sejdiu.

Bashkë me mbishkrimin se janë të gatshëm për sfida, Besnik Muystafa ka publikuar foto bashkë me Mustafën, i cili javën e kaluar ishte në Gjermani për pushime e kontrolle mjekësore.

Sot Fatmir Sejdiu ka treguar se do të jetë kandidat i LDK’së për Kryetar.

Të shtunën, edhe Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti nuk e ka mohuar mundësinë që t’i hyjë garës për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Hoti ka thënë se do të ketë festë më 3 gusht kur do të mbahet Kuvendi i Përgjithshëm i LDK’së.

“Po punojmë shumë që të kemi një Kuvend i cili do të jetë ceremonial që tregon unitetit e LDK-së në katër anët e Kosovës”, ka thënë Hoti.

Ai shpreh i bindur se gëzojnë përkrahje të madhe qytetare, por që këtë besim dëshirojnë që ta rrisin.

“Ne qëndrojmë mirë me përkrahjen që e kemi te qytetarët nga zgjedhjet lokale të vitit 2017 jemi partia me numrin më të madh të votave, jemi grupi më i madh parlamentar, partia me numrin më të madh të komunave dhe të këshilltarëve komunale dhe dëshirojmë të rrisim këtë besim që e kemi nga qytetarët”.

Ambicie për t’u bërë Kryetar i LDK’së ka shprehur edhe Agim Veliu e Lutfi Haziri. Nuk ka shpjeguar pozicionin ende as Vjosa Osmani, e cila është përmendur si kandidate për Kryeministre nga LDK’ja pavarësisht se kush e fiton garën për Kryetar të LDK’së.

Lideri në largim i LDK’së, Isa Mustafa, s’kishte shkruar dhe asnjë reagim për këtë tekst.

Thuhet se Mustafa u ka treguar anëtarëve të Kryesisë se nuk do të jetë kandidat edhe për një mandat për të udhëhequr partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

:Ka thënë se do të mbikëqyr procesin deri në fund. Por, na ka thënë se s’do të jetë kandidat për Kryetar të LDK’së”, ka thënë një anëtar i Kryesisë së LDK’së pa dashur t’i përmendet emri.

Njëra prej arsyeve për largim nga kreu i LDK’së, sipas burimeve, është edhe gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë, një pjesë e anëtarësisë së LDK’së po vazhdon ta përkrahin rikthimin e Fatmir Sejdiut. Nuk dihet nëse Fatmir Sejdiu ka përkrahjen edhe të delegatëve tjerë përpos Prizren, Gjakovë e Podujevë.

Express ka shkruar një ditë më parë se Agim Veliu s’po e fsheh më kandidaturën për Shef të LDK’së.

Edhe Lutfi Haziri ka muaj që e ka shpallur kandidaturën për pasardhës të Isa Mustafës.

Në zgjedhjet e fundit në LDK, Haziri kishte thënë se nuk po i hyn garës për ta marrë kreun e partisë pasi nuk po dëshiron ta rrëzojë Kryeministrin Mustafa nga pozita partiake.

Ndërsa, tash ka shfaqur ambicien për t’u bërë Shef i LDK’së por paraprakisht ka kërkuar një marrëveshje politike. Ka kërkuar unitet në parti për të mos pasur çarje pastaj. Ka shfaqur gatishmëri t’i bashkojë të gjitha grupet që aktualisht janë në parti, edhe t’i merr afër vetes themeluesit e partisë.

Ndryshe, Isa Mustafa, kishte marrë LDK’në në fundin e vitit 2010, kur kishte mundur Fatmir Sejdiun. Prej atëherë, Mustafa ka shënuar tri humbje të zgjedhjeve nacionale, ka humbur Komunën e Prishtinës, por ka rikthyer disa komuna që me herët e kishte humbur LDK’ja përfshirë Pejën, Gjilanin e Lipjanin. Isa Mustafa ishte rizgjedhur Kryetar i LDK’së në mandatin e kaluar me aklamacion pasi nuk e kishin lejuar të kishte kundërkandidat. Vjosa Osmani kishte dështuar të mblidhte nënshkrimet për ta sfiduar Mustafën.

Vitin e kaluar, Shefi i LDK’së kishte pasur probleme shëndetësore derisa ishte trajtuar Gjermani. Gjatë gjithë kohës, LDK ishte udhëhequr prej Nënkryetarëve të Partisë. Aktualisht, LDK ka numrin më të madh të deputetëve në Parlament dhe numrin më të madh të Komunave.

-----