Ballina Lajme nacionale Zgjedhja e Konjufcës kryetar Kuvendi, vjen reagimi i Agim Veliut

Zgjedhja e Konjufcës kryetar Kuvendi, vjen reagimi i Agim Veliut

42
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Konjufca është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, tha se zgjedhja e Glauk Konjufcës për kryetar Kuvendi, është një situatë e re duke i uruar atij punë të mbarë si kryetar.

Veliu i pyetur nëse do të ketë disponim për takim e të radhës me VV-në, tha se nuk dëshiron ti komentojë këto çështje.

“Kjo është një situatë e re e krijuar, nuk kam najfar kumedite çka atij që u zgjedh dhe i morri votat në kuvend i uroj punë të mbarë, është situatë e re e krijuar në mënyrë unilaterale”, tha ai.

Ndryshe, me 75 vota për, 27 kundër e 6 abstenim Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës e ka votuar Kojufcën për kryetar.

---- ----
----
-----
-----