Ballina AKTUALE Zgjatet orari i punës deri në ora 23:30 për kafiteritë dhe restorantet

Zgjatet orari i punës deri në ora 23:30 për kafiteritë dhe restorantet

145
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Zgjatet orari i punës deri në ora 23:30 për kafiteritë dhe restorantet gjatë muajit të Ramazanit në komunën e Bujanocit

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi gjatë ditës së djeshme iu ka drejtuar me një kërkesë Shtabit Republikan të Krizave dhe Ministrisë së Vetqeverisjes Lokale dhe Administratë Publike për zgjatjen e orarit të punës për objektet e gastronomisë deri në ora 23:30 gjatë muajit të Ramazanit. Përshkak se gjatë muajit të Ramazanit, kafiteritë dhe restorantet (verandat) kryesisht nuk punojnë gjatë kohës së agjërimit, zgjatja e orarit të punës deri në orën 23:30 ka qenë nevojë e domosdoshme edhe e pronarëve të gastronomisë, por edhe e qytetarëve.

Ndërsa, sot na u është kthyer përgjigja pozitive, kështu që objektet e gastronomisë në teritorin e komunës së Bujanocit do të mund të punojnë deri në ora 23:30 vetëm gjatë muajit të Ramazanit, derisa masat tjera mbeten të njejta.

Kësaj kërkese i ka paraprirë kërkesa e pronarëve të gastronomisë drejtuar kryetarit të komunës së Bujanocit.

---- ----
-----