Ballina Sport Zëvendësuesi i Keylor Navas, PSG piketon talentin që po shkëlqen në Premier

Zëvendësuesi i Keylor Navas, PSG piketon talentin që po shkëlqen në Premier

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Keylor Navas po zhvillon një sezon fantastik me PSG. Portieri nga Kosta Rika mbush 35 vjeç në muajin dhjetor dhe nuk premton edhe shumë sezone në nivele të larta. Drejtuesit e kampionëve të Francës po mendojnë për pasardhësin e tij dhe kanë hedhur sytë nga Premier League.

The National raporton se i preferuari i PSG-së është Illan Meslier. 21-vjeç dhe titullar i Leeds United të Marcelo Bielsa. Meslier ka luajtur me kombëtaret U18, U19 dhe U20 të Francës, teksa është grumbulluar por nuk ka debutuar akoma me Francën U21.

Talenti nuk i mungon dhe “gardiani” po merr eksperiencë në kampionatin anglez (28 ndeshje këtë sezon mes shtyllave). PSG e do për sezonin e ardhshëm dhe po përgatit një ofertë për Leeds United. /abcnews.al

The post Zëvendësuesi i Keylor Navas, PSG piketon talentin që po shkëlqen në Premier appeared first on Abc News.

---- ----
-----