Ballina Lajme nacionale Zëvendëskryeministri Erion Braçe kërcënon me kallëzim penal një kompani kineze, zbuloni arsyen

Zëvendëskryeministri Erion Braçe kërcënon me kallëzim penal një kompani kineze, zbuloni arsyen

9
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar mjaft ashpër ndaj kompanisë që po merret me ndërtimin e kanalit vaditës në drejtim të Zharnecit dhe Adriatikut.

Përmes një statusi në facebook, Braçe shkruan se “ky vend nuk do udhëhiqet nga kompanitë, por nga kontratat”, duke nënkuptuar se asnjë firmë, çfarëdo tenderi të ketë përfituar nuk do të mund të shkatërrojë atë që ka qenë e ndërtuar. Braçe poston edhe disa foto të një rruge, që ka qenë e asfaltuar, por kompania e ka shkatërruar.

Braçe kërkon që rruga të kthehet në gjendjen e mëparshme nga kompania kineze dhe kontraktori shqiptar në të kundër do bëjë kallëzim penal për ta.

Ja statusi i plotë i Braçes në facebook:

KY VEND,

NUK DO UDHEHIQET NGA KOMPANITE

POR NGA KONTRATAT!

Kjo eshte rruga e fshatit Korie ne njesine Gradishte te bashkise Divjake.

Sic e shihni ka qene e shtruar me asfalt! Kompania qe  po nderton kanalet e rrjetit vadites ne drejtim te Zharnecit dhe Adriatikut,

E KA SHKATERRUAR!

Detyrimi ne kontrate thote qe kompania duhet te ktheje ne gjendjen e meparshme cdo rruge qe demton.

NE FAKT, E KA SHKATERRUAR!

Bashke me ministrin e Bujqesise, bashkine #Divjake, kemi 3 muaj qe i kerkojme kompanise te rindertoje kete rruge dhe cdo rruge parcelash qe ka shkaterruar me mjetet e renda.

Per turp, jo vetem qe eshte vonuar pertej cdo caku por dhe nuk permbush kontraten ne piken e rindertimit te cdo gjeje qe ka shkaterruar;

Ketu ne Korie ka hedhur cakull mbi gropa te thella e ka ikur! Nderkohe rruga eshte shembur e shkaterruar plotesisht!

Kam dy thirrje: E para per kompanine kineze dhe cdo kontraktor shqiptar te saj: KTHEHUNI DHE RINDERTONI RRUGET QE KENI SHKATERRUAR! KONTRATA JUAJ DO QUHET E PERFUNDUAR KUR JU TE KENI RINDERTUAR CDO RRUGE FSHATI E RRUGE PARCELASH QE KENI SHKATERRUAR!

Ndryshe, une i pari do ju kallezoj penalisht!

E dyta per cdo institucion qe miraton pagesat dhe merr ne dorezim vepren sipas kontrates: MOS PRANONI E MOS PAGUANI SITUACIONE TE RREME! VERIFIKONI NE VEND NE PERPUTHJE ME KONTRATEN CDO FATURE!

JU QE DO MERRNI NE DOREZIM VEPREN;

MOS E BENI PA VERIFIKUAR NE TERREN DETYRIMET KONTRAKTUALE, FUNKSIONALITETIN E VEPRES POR EDHE PERMBUSHJEN E CDO DETYRIMI SIPAS KONTRATES PER RINDERTIMIN E CDO RRUGE TE SHKATERRUAR!

Ndryshe pergjegjesia kigjore do te jete shume e rende mbi ju!