Ballina Lajme Bota/Rajoni Zeman: Kush do ta refuzojë vaksinën “Sputnik V” është përgjegjës për vdekje...

Zeman: Kush do ta refuzojë vaksinën “Sputnik V” është përgjegjës për vdekje të njerëzve

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pragë, 7 prill – Presidenti çek, Millosh Zeman, sot deklaroi se secili që do ta hedhë poshtë “Sputnik V” dhe vaksinat e tjera, që janë të paregjistruara në Bashkimin Evropian, është përgjegjës për të vdekurit në pandeminë me Kovid-19, të cilët në Çeki deri më tani janë 27.000.

“Secili prej nesh duhet të tentojë të insistojë këtu të ketë sa më shumë vaksina efikase. Për atë jemi meritorë kryeministri dhe unë, sepse u dërgova letra presidentëve izraelit rus de kinez me kërkesë për dërgesë së vaksinave. Në të tre rastet, përgjigja ishte pozitive”, tha Zeman gjatë ceremonisë në të cilën e emëron ministrin e ri të Shëndetësisë, Piter Arenberger.

Presidenti sërish I akuzoi ministrin e shkarkuar të Shëndetësisë, Jan Blatni dhe drejtoreshën e Institutit shtetëror për kontroll të medikamenteve, për bllokim të atyre dërgesave, me insistimin të shfrytëzohen vetëm vaksinat e regjistruara në BE.

“Secili që vepron në mënyrë të tillë, I shkakton Çekisë përgjegjësi për njerëzit të cilët vdesin për shkak të mungesës së vaksinave dhe për shkak të vaksinimit të ngadaltë. Vetëm sot ka 150 të vdekur. ‘Sputnik V’ e blejnë në Gjermani, Austri dhe vende të tjera. Kryeministri hungarez u vaksinua me vaksinë kineze, Histeria ideologjike është absolutisht pa logjikë”, tha presidenti çek.

Ministri I ri Arenberger është më I butë ndaj vaksinave të paregjistruara kundër Kovid-19, por ai nuk është I gatshëm të ndërmarrë rrezik të plotë dhe të nënshkruajë përjashtim. Siç u deklarua paraprakisht, ai me siguri nuk e planifikon “Sputnik V” për përdorim masiv si vaksinat e tjera të regjistruara në BE për medikamente, por në regjimin e hulumtimeve klinike.

“Nuk është lehtë të përdoret në medikament I paregjistruar. Kërkoj zgjidhej të matur në mënyrë që të fillohet studim I madh klinik në një numër më të madh të pacientëve, kur të dyja palët e dine se përdoret I medikament I paregjistruar, se nuk ka ndonjë vulë, ndërsa ata vullnetarisht  I bashkangjiten”, tha Arenberger.

Ministri I ri I Shëndetësisë vlerësoi se për një përdorim të këtillë eksperimental të vaksinës së paregjistruar ruse, mjafton miratimi nga komisioni etik dhe Instituti shtetëror për kontroll të medikamenteve, që do të zgjasë një  muaj.

The post Zeman: Kush do ta refuzojë vaksinën “Sputnik V” është përgjegjës për vdekje të njerëzve appeared first on KOHA.

---- ----
----
-----
-----