Ballina Lajme nacionale Zemaj nuk ua dha shtesat në paga, specializantët në protestë

Zemaj nuk ua dha shtesat në paga, specializantët në protestë

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Specializantët me kontratë me subvencione në Kosovë kanë paralajmëruar protestë për shkak që Qeveria e Kosovës nuk ua paguar shtesat në paga, përkundër që ato u ishin premtuar.

Përmes një letre, ata kanë paralajmëruar ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, për protestën që do të mbahet nesër nga ora 10:00 para Ministrisë së Shëndetësisë, kështu edhe duke i treguar se shtesat që u janë premtuar nuk u janë paguar.

“Edhe përkundër zotimeve apo premtimeve tuaja për mbështetje të personelit shëndetësorë, si dhe deklarimeve që shtesat për personel janë ekzekutuar, ne mjekët specializant me subvenvion mohojnë që na janë ekzekutuar këto shtesa, përkundër faktit që ne prej fillimit të pandemisë kemi punuar në qendrat me pacientë me COVID-19”, thuhet në letër./21Media

The post Zemaj nuk ua dha shtesat në paga, specializantët në protestë appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----