Ballina Lajme nacionale Zemaj: Këto ditë do të shtojmë numrin e inspektorëve

Zemaj: Këto ditë do të shtojmë numrin e inspektorëve

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot në një konferencë për media ka thënë se me punë të përbashkët të të gjitha institucioneve është arritur të jetë situatë më e qetë sa i përket numrit të rasteve pozitive me virus ditët e fundit.

Ai tutje ka thënë se ditët në vazhdim do të shtohet numri i inspektorëve.

“Po punojmë që jo vetëm të marrim masa, por edhe të lehtësojmë zbatimin e tyre dhe në të njëjtën kohë të rrisim edhe monitorimin me qëllim që të ruajmë shëndetin publik që është prioriteti i parë.Për këtë qëllim, këto ditë do të shtojmë numrin e inspektorëve për 75, që bashkë me Policinë e Kosovës do të ndihmojnë në zbatimin e masave të reja.”, ka thënë Zemaj. /21Media 

The post Zemaj: Këto ditë do të shtojmë numrin e inspektorëve appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----