Ballina Lajme nacionale Zemaj: Jemi në negociata me KE, SHBA, Japoninë e Izraelin për të...

Zemaj: Jemi në negociata me KE, SHBA, Japoninë e Izraelin për të siguruar vaksinën për Covid-19

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Në takimin e Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me pandeminë ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka folur edhe për procesin e vaksinimit.

Zemaj u shpreh se Kosova ka tentuar që vaksinën për koronavirusin Covid ta blejë edhe në mënyrë direkte.

“Angazhimi për marrjen e vaksinës është angazhim ditor dhe nacional, jo vetëm i imi por i të gjitha institucioneve. Është evidente që ka vështirësi në furnizimin me vaksina, ne përpos insistimit tonë për blerje direkte, mbi të gjitha premtimit që kemi pasur nga prodhuesit, akoma është duke vazhduar komunikimi me të gjithë. Sidomos me ata që kemi pasur deklarata që në shkurt. Pjesa që ndërlidhet me aleancën COVAX, konfirmimin e kemi marrë që sasia për Kosovën do të jetë në prodhim gjatë marsit. Këtë konfirmim nuk e kam marrë vetëm unë por të gjithë anëtarët e komisionit”.

Zemaj u shpreh po ashtu se ka dokumente zyrtare në lidhje me ardhjen e vaksinave por që, sipas tij, janë të detyruar ta ruajnë konfidencialitetin. Ai ka përmendur edhe shtetet më të cilat po negociohet për të siguruar vaksina.

“Jemi në pritje, është komunikim ditor edhe përmes UNICEF-it edhe përmes organizmave tjerë. Është evidente që Republika e Kosovës i ka bërë përgatitjet. Komuniteti i Imunizimit, MSH-ja dhe IKSHPK-ja kemi realizuar edhe planin e imunizimit. Ne kemi dokumente zyrtare por na është kërkuar që të ruajmë konfidencialitetin pasi që procesi me vaksinat është i ndjeshëm. Mbi të gjitha nuk ka adresë të shteteve mike që nuk e kemi trokitur për sigurimin e vaksinës. Jemi në komunikim me Komisionin Evropian, SHBA-në, Japoninë, Izraelin e tjera për të siguruar vaksinën.” /abcnews.al/

The post Zemaj: Jemi në negociata me KE, SHBA, Japoninë e Izraelin për të siguruar vaksinën për Covid-19 appeared first on Abc News.

---- ----
-----