Ballina Lajme nacionale Zemaj i thotë STOP tubimeve për fushatë

Zemaj i thotë STOP tubimeve për fushatë

9
SHPËRNDAJE

 

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka mbledhur sot Bordin Këshilldhënës për të diskutuar mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarë në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

Zemaj ka thënë se në ditën e zgjedhjeve duhet të respektohet masat kurse tubimet janë të ndaluara dhe nuk duhet të ketë tolerime për askënd.

“Edhe në kohë fushatë, por edhe çdo ditë tjetër deri sa jemi në kohë pandemi tubimet dhe grumbullimet janë të ndaluara, andaj në organizime të tilla, ku rrezikohet shëndeti publik, gjithsesi duhet të veprohet sipas vendimeve në fuqi dhe nuk duhet të ketë tolerime për askënd”, ka thënë Zemaj.

I pari i Ministrisë së Shëndetësisë ka thënë se në ditët në vijim, bashkë me IKSHPK-në do të dalin edhe me hapa konkret për t’i rekomanduar KQZ-së mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Më 29 nëntor 2020 do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunën e Podujevës dhe për kryetar në komunën e Mitrovicës së Veriut./21Media

The post Zemaj i thotë STOP tubimeve për fushatë appeared first on RTV21.

-----