Ballina Sport Zbutet UEFA, lejon që kampionatet të pezullohen në raste të veçanta

Zbutet UEFA, lejon që kampionatet të pezullohen në raste të veçanta

15
SHPËRNDAJE

UEFA duket se ka ndërruar mendje në lidhje me çështjen e përfundimit përpara kohe të kampionateve të ndryshme në Evropë. Drejtuesit tani mendojnë se kampionatet mund të pezullohen në rast se ekzistojnë kushte të veçanta që e bëjnë të pamundur përfundimin e sezonit futbollistik.

Në një video konferencë me 55 federatat anëtare të UEFA-s, ndryshoi disi dhe qëndrimi i presidentit Alexander Ceferin, i cili rekomandoi fort që vendet europiane të bëjnë maksimumin që kampionatet respektive të përfundojnë, por ndryshoi qëndrim sa i përket këmbënguljes se mund të ketë edhe përjashtime nga kompeticionet europiane në rast se nuk bëhet diçka e tillë, pasi pranoi se në raste të veçanta, pezullimi i sezonit do të merret parasysh.

Deri në këto momente Eredivisie e Holandës rrezikon të mos rifillojë pasi qeveria në këtë vend ka vendosur që deri me datë 1 shtator të mos zhvillohet asnjë aktivitet futbollistik profesionist, ndërkohë që Belgjika kishte deklaruar më parë mbylljen e sezonit futbollistik. Gjithsesi drejtuesit e Federatës belge janë të hapur për bisedime me UEFA-n, që mund të mbahen këtë të premte kur të qartësohet pozicioni zyrtar i qeverisë së futbollit evropian.

-----