

Zbulohet teksti i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti i përgatitur nga LDK. Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti.
Pikërisht për këtë arsye Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka filluar konsultimet edhe me partitë e tjera për mbështetjen këtij mocioni për rrëzimin e qeverisë.
Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka dhënë mbështetje Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Nisma për Kosovën. Aktualisht nuk dihet nëse do t’i japë mbështetje edhe Partia Demokratike e Kosovës.
Në mocion vihet në dukje kokëfortësia politike e Kurtit dhe regresi në raportin e Kosovës me partnerin strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas LDK, në vetëm 50 ditë punë, Albin Kurti ka sjellë probleme serioze për Kosovën.